I akuzuar për mashtrim, shtyhet seanca gjyqësore për turkun Faruk Ozer

Seanca gjyqësore për turkun Faruk Ozer është shtyrë, i cili akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat.

Burime për median bëjnë me dije se avokati i 28-vjeçarit ka kërkuar të njihet me provat e akuzës. Kujtojmë se Ozer u kap në Shqipëri, pas më shumë se një viti që kërkohej nga Turqia.
28-vjeçari akuzohet më 2017 Faruk Ozer krijoi bursën Thodex ku tregtoheshin kriptomonedha. Në Thodex krijuan llogari të tyre rreth 400 mijë qytetarë kryesisht turq të cilët kishin investuar rreth 2.7 miliardë dollar.

I riu akuzohet për veprat penale “Ngritjes së organizatave qëllim kryerjen e krimeve” dhe “Mashtrim në rrethana rënduese”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *