I akuzuar për vjedhje, pranga 31-vjeçarit/ Në hetim një tjetër

Aneo Gashi, 31-vjeç është arrestuar nga policia e Durrëist, pasi vodhi një shumë të konsiderueshme parash dhe disa bizhuteri në një lokal në Durrës. Bëhet me dije se ai ka vjedhur 380 mijë lekë si dhe sende me vlerë (bizhuteri), në një lokal në lagjen nr. 5, Durrës.

Po ashtu nën hetim është venë edhe Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Njoftimi i policise:

Durrës

Vodhi para dhe sende me vlerë të konsiderueshme, në një lokal në Durrës, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër, pasi dyshohet se duke pasur dijeni, përvetësoi sendet e vjedhura, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal, në lagjen nr. 5, Durrës, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien të pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve proceduralo-hetimore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë (bizhuteri), në lokalin e një shtetasi.

Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. A., 64 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *