Të hënën e 3 tetorit do të mbahet seanca e gjashtë gjyqësore që ka për qëllim dërgimin e çështjes për gjykim ndaj Arbër Paplekajt, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:45. Pjesë e dosjes voluminoze janë dhe dy ish nëndrejtorë të policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi po ashtu ekipi Shqiponja me efektiven e plagosur Xhensila Sota.
Radhën e kaluar seanca u shty për arsye se avokatët kanë parashtruar disa kërkesa dhe pyetje për prokurorin e Elbasanit ku kjo e fundit kërkoi kohë që t’i kthejë përgjigje.
Pjesë e kërkesave ishe dje ajo e avokatit të Paplekajt ku ndër të tjera kërkohej rihetim i dosjes dhe rishikim të disa akteve të ekspertimit.
Ditën e sotme gjykata do të vendosë nëse do pranojë kërkesën e avokatëve apo do e dërgojë çështjen për gjykim themeli.
Kujtojmë që avokati i Arbër Paplekaj ka kërkuar që ndaj klientit të tij të ngrihet akuza “Vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” dhe jo siç e akuzon prokuria me akuzën e “vrasjen në rrethana cilsuese”.