I akuzuar si kreu i grupit kriminal, prokuroria italiane 20 vite burg për Elvis Demçen

187 vite burg për organizatën krimianle të bossit të mafias Elvis Demçe. Këto janë përfundimet e Prokurorisë gjatë procesit që është ndjekur me procedurë të shkurtuar. Shqiptari, i cili konsiderohet si “Zoti i drogës” në Itali do të gjykohet për vrasje, grup kriminal, zhvatje, kanosje të personave dhe trafikut të drogës.

Nga kërkesa për 187 vite burg, dënimin më të madh duket se do ta marrë Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj do të marrin dënimin më të lartë, 20 vite heqje lirie. Demçe, 37 vjeç, tashmë i arrestuar, siç rezultoi nga disa përgjime se kishte planifikuar edhe eliminimin e prokurorit që po e hetonte.

“Nuk ishte një shoqatë e zakonshme e dedikuar për shpërndarje droge, por një “kompani” e konsoliduar që donte të zgjeronte gjithnjë e më shumë hapësirat e saj,”- argumentuan prokurorët në sallën e gjyqit. Por tani e gjitha është në dorë të gjyqtarit të çështjes, i cili do të vendosë mbi fatin e shqiptarëve me një të rënë të çekanit.

Demçe u arrestua në janar me disa anëtarë të grupit të tij. Bashkë me ta u arrestua dhe rivali i tyre më i fortë e ‘ushtarët’ e tij, Ermal Arapaj. Hetimet për Demçen kishin nisur që në vitin 2020, kur forcat e rendit ushtruan kontroll në shtëpinë e tij në Prenestino. Mediat italiane shkruanin për të: Me Elvisin, Roma është e përmbytur me tonelata kokaine, të cilat kthehen në paleta parash. Por, në fakt, pasuria nuk mjafton. Ai ka nevojë për gjak. Përpiqet më kot të vrasë, Arapaj. Por nuk i japin kohë. Ai arrestohet. Dhe, disa muaj më vonë, Europol arrin të marrë në dorë një server të dedikuar të quajtur “Sky Etc”, i cili përmban bisedat e koduara të 170 kriminelëve të bindur se ata mund të flasin lirshëm. Ka edhe ato të Elvisit dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Janë fotot e viktimave të klanit dhe madje persona që u kanë drejtuar armën në kokë. /roma.corriere.it

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *