Sot një 51 vjeçar në qytetin e Gjirokastër, ka kërcënuar efektivët e policisë me një granatë dore. Burri me inicialet A.I, ishte një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar më parë për “vrasje” dhe “kontrabandë”.
Efektivët e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”, kanë arritur ta arrestojnë 51 vjeçarin.
Ato shkuan në banesën e tij, por në atë moment shtetasi i ka kërcënuar me një granatë difensive dhe ka tentuar të largohet.
Menjëherë forcat e rendit kanë rrethuar një perimetër të gjerë të zonës, pasi personi paraqiste rrezikshmëri të lartë.
Falë ndërhyrjes profesionale, ata kanë mundur të neutralizojnë dhe të prangosin 51 vjeçarin.
Policia ka gjetur si provë materiale në banesën e shtetasit A.I, 1 armë zjarri automatik, 1 krehër dhe 19 fishekë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.