Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar pasditen e sotme në Lezhë, ku policia pas disa informacioneve të mbledhura në rrugë operative, ka bërë arrestimin e shtetasit A.L. 35 vjeç.
Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte i veshur me rroba ushtarake, me antiplumb dhe në çantë i janë gjetur armë të mbushura dhe municione të tjera luftarake si Blindëshpuese dhe fishekë.
Gjatë një kontrolli të kryer në automjetin e tij janë gjetur gjithashtu armë të mbushura me fishekë. Ende nuk ka informacion mbi aktivitetin kriminal të personit në fjalë. Ai është lokalizuar përgjatë superstradës Lezhë-Milot, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.