Elvis Sejdo është i riu i cili ishte shpallur në kërkim gjatë operacionit të koduar “Escape” si bashkëpunëtor në grabitje me armë në afërsi të një qendre tregtare në kryeqytet.
Në atë kohë, shtetasit Kevin Zeka i grabitën me armë shumën prej 1450 euro dhe biçikletën me të cilën po lëvizte. Në pranga përfunduan Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla, ndërsa në kërkim u shpall Elvis Sejdo që tashmë është i liri.
Një i ri i arrestuar për grabitje me dhunë është liruar nga gjykata penale e Tiranës.
20-vjeçari Elvis Sedjo është liruar në sallën e gjykatës ditën që ndaj tij prokuroria kërkoi masën e arrestit në burg. Sipas vendimit të gjykatës Sejdo duhet të lirohej urgjentisht pasi policia ka tejkaluar afatin prej 72 orësh për referim të veprës penale.
Ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës më 10 tetor, pasi ishte në kërkim për një grabitje me armë. Në seancën e së shtunës, prokuroria pretendoi se, dokumentacionet për firmosjen e urdhër arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kishin kaluar.