Prokuroria ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa.
Burime për median bëjnë me dije se janë dhënë pretencat edhe për të arrestuarit e tjerë:
- Emiljano Mirani 2 vite e 6 muaj burg;
- Elsona Papa 1 vit burg;
- Napolon Hodaj 2 vite burg;
- Julian Zera 1 vit e 3 muaj burg;
- Markelian Alinani 3 vite e 6 muaj burg;
- Qerim Ruçi 2 vite e 6 muaj burg dhe Bledar Hajredini 2 vite burg.
Kujtojmë se ish-prokurori, është arrestuar disa muaj më parë me urdhër të SPAK, pas hetimeve të nisura gushtin e kaluar për një grup trafikantësh të lëndëve narkotike.