Prokuroria e Vlorës ka njoftuar ditën e sotme se ka vënë nën sekuestro pasuritë e shtetasit Ilia Ziu. Sipas prokurorisë ka dyshime se të gjitha pasuritë e tij kanë ardhur si pasojë e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.
Prokuroria ka sekuestruar tokë, apartamente, automjete, dyqane dhe pasuri të tjera të cilat Ilia Ziu i kishte vendosur në emër të babit të tij Llazi Ziut dhe bashkëshortes së tij Elia Ziu.
Janë sekuestruar:
- Pasuri e llojit “arë”, me sipërfaqe 702 m2 Siptallë.
- Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe 902 m2, Siptallë.
- Apartament banimi sipërfaqe 109 m2, në Sarandë, porositur nga shtetasja E.Z.
- Apartament banimi” me sipërfaqe 77.75 m2 Sarandë.
- Apartament me sipërfaqe 110.07 m2 në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
- Apartament me sipërfaqe 70.03 m2 të ndodhur në rr. Kavajës, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
- Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
- Post parkimi me sipërfaqe të shfrytëzueshme 12.5 m2, ndodhur në Tiranë, në zotërim të shtetasit Ll.Z.
- Njësi tregëtare (dyqan)” me sipërfaqe 291 m2, porositur nga shtetasja E.Z.
- Autoveturë e markës “Toyota”, Tipi “J12”, modeli “Land Criuser”, në pronësi të shtetasit I.Z.
/Priza.al/