I ati i Dea Mishel flet për largimin e Oltës: U tregua më burrë se burrat

I ftuar në një intervistë mëngjesin e sotëm, babai i Dea Mishel, Bujar Hoxha foli për rrugëtimin e të bijës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”.

Bujari i jep mbështetjen e tij më të madhe Deas dhe mendon se ajo duhet të jetë fituesja e këtij edicioni.

Gjithashtu, ai ka komentuar edhe daljen e Olta Gixharit, i cili shprehet se për të ajo është fituesja morale e këtij Big Brother. E vlerëson lojën e saj dhe sipas tij ka ditur të fashojë zemrën e saj pa u viktimizuar asnjëherë aty brenda.

Bujar Hoxha: Doja të përshëndesja një nënë që ka luftuar atje me një zemër të plagosur. Do ta thosha në fund emrin. Sinqerisht ka ditur të luftojë dhe ta fashojë aq bukur atë zemrën pa u viktimizuar asnjëherë atje brenda, asnjëherë nuk ka dashur që të marrë pëlqime nga jashtë se ajo qe veç me djalin. Për mua është fituesja morale e Bigut dhe për këtë nuk ma ndërron asnjëherë mendimin. U tregua më burrë se të gjithë ata që i thonë vetes burrë atje brenda me daljen që bëri. Në fund ajo i vuri shqelmin lekëve dhe zgjodhi dashurinë. Të gjithë të tjerët po zgjedhin paratë dhe nuk po zgjedhin dashurinë, kjo është e keqja në shoqërinë tonë. Po shkelen ndjenjat, po shkelen virtytet, moralin e kanë bërë copë, moralin unë nuk e di nëse ekziston më si fjalë në fjalorin tonë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *