I ati i Ledianit ka një koment për lidhjen e të birit me Elhaidën

Ndonëse nuk fitoi “Dancing With the Stars” Elhaida Dani doli nga ai konkurs me partnerin e saj. Këngëtarja e njohur përjetoi një histori dashurie me balerinin e saj Ledian Agallijajn, romancë e cila vazhdon edhe sot.

Dyshja janë komentuar shumë në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka qenë babai i Ledianit ai që ka folur për këtë marrëdhënie.

I ftuar në një lidhje skype për emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, koreografi i njohur Pëllumb Agallijaj, u shpreh se akoma nuk është takuar me Elhaidën, ndërsa nuk preferoi të komentonte gjatë lidhjen e të birit.

“Nuk ka natë që mos të flasim bashkë. Veprimi i tyre është mes tyre dhe unë nuk mund të ndërhyj në këtë muhabet. Është dëshira e tyre dhe unë nuk ndërhyj mes tyre. Me thënë të drejtën çdo prind do që ta shohë fëmijën e tij të lumtur. Me thënë të drejtën, unë nuk kam pasur asnjëherë kontakt, ka inçizuar disa klipe, është këngëtare shumë e mirë me vlera artistike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për botën. E kam shumë të vështirë të jap mendim për këto gjëra se i zgjidh vetë rinia”, tha Agallijaj.

Kujtojmë që pas përfundimit te spektaklit të këcimit “Dancing With the Stars”, Elhaida Dani dhe partneri i saj Ledian Agallijaj, nisën pushimet e tyre të para si çift. Dyshja vendosën që të shijojnë kohë së bashku dhe u “arratisën” drejt Kroacisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *