Aksidenti tragjik i këtij mëngjesi shkaktoi 10 viktima dhe 40 të plagosur. Autobusi me targa të Kosovës doli nga rruga në autostradën afër Sllavonski Brodit në Kroaci. Nga aksidenti tragjik mëngjesin e sotëm në Kroaci humbi jetën dhe njëri prej shoferëve, Naser Sylmetaj.
Adhurim Sylmetaj (i biri i Naser Sylmetajt), nga fshati Gërçinë në afërsi të Gjakovës, ka thënë se babai i tij ka rreth tetë muaj që ka filluar punën në këtë kompani.
“Janë nisur para 3-4 ditëve, edhe në momentin që kanë mbërri, menjëherë, veç atë mbrëmje kanë pushuar dhe menjëherë të nesërmen në mëngjes rreth orës 09:00 janë nisur për në Kosovë”, tha Sylmetaj për REL.
“Herën e fundit kur kam folur me të ka qenë në momentin kur e kaluar kufirin Gjermani-Austri”, ka thënë Sylmetaj.
Ai po ashtu ka reaguar edhe përmes një shkrimi në Facebook.
“Ah mar bab, dhimbja shumë e madhe malli shumë i madh, atë ditë kur t`kam çu tek autobusi t`kam përqaf po pak bre. Ishalla zoti n`xhenet” shkruan Adhurimi, djali i shoferit Naser Sylmetaj.