Pas disa ngjarjeve kriminale, Vlora ende vijon të tronditet nga vrasjet dhe plagosjet mafioze. Mbrëmjen e kaluar i është bërë pritjë në hyrje të banesës së tij 38-vjeçarit Edison Begajt.
Ky i fundit është qëlluar me 4 plumba duke mbetur i plagosur. Sipas të dhënave paraprake plumbat e kanë prekur në këmbë, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaninë por ende nuk dihen detaje të tjera.
Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij.