KPK ka shkarkuar nga detyra këtë të premten detyra prokurorin e Durrësit Arjan Ndoja, i cili dy vite më parë i shpëtoi një atentati në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se vendimi për shkarkimin e Ndojës është marrë me votë unanime në KPK, pasi ky i fundit kishte probleme me justifikimi të pasurisë, si dhe kontakte me personazhe të botës së krimit.
Sakaq, prokurori Ndoja i ka konsideruar si politike këto qëndrime, ku dhe ka kërkuar të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Edi Rama, për të parë nëse ky i fundit po ashtu ka kontakte me persona të botës së krimit.