Pas humbjes që Manchester United pësoi me Everton javën e kaluar, një episod tjetër në përfundimin e ndeshjes mori vëmendjen e mediave. Ylli portugez, Cristiano Ronaldo kur po shkonte në dhomat e zhveshjes, i theu një tifozi telefonin.
Një veprim që u kritikua shumë në rrjetet sociale, ku vetëm pas disa orësh nga episodi, Ronaldo kërkoi ndjesë për reagimin e tij, teksa i kërkoi tifozit që të ndiqte një ndeshje në “Old Trafford”.
14-vjeçari është autik, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, qante dhe ishte totalisht i shokuar nga ajo që ndodhi, por sot ka ardhur edhe “ndëshkimi” i parë për sulmuesin portugez. “Save the Children’, organizatë që lufton për të mbrojtur fëmijët, e gjykoi ngjarjen kundër gjithë parimeve që organizata bamirëse përfaqëson.
Ornganizata i ka hequr Cristiano Ronaldos detyrën e ambasadorit të bamirësisë. CR7 ishte ambasador i “Save The Children” prej 10 vjetësh. Në lidhje me episodin u hap edhe një hetim nga policia e Merseyside dhe lojtari mund të ndëshkohet edhe nga Premier League.