I besuari i Berishës! Paloka nga selia blu: Formularët janë në zyrën time, unë s’firmosa

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka bërë me dije se formularët janë në zyrën e tij dhe askush tjetër nuk ka tagër për verfikimin e mandateve përveç Kuvendit.

Ai tha e formularët do qëndrojnë të mbyllur për t’u hapur vetëm ditën e Kuvendit.

Deklarata:

Formularët kanë ardhur në zyrën time. E dëgjuat shpejgimin që u dha dhe nga vetë zoti Berisha për arsyen se përse u depozituan formularët në zyrën time. Asnjë tjetër nuk ka tagër për verfikimin e mandateve përveç Kuvendit. Është procedurë që ndiqet rregullisht dhe do të ndiqet edhe këtë herë. Një kërkesë e veçantë është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. një gjë jo e rrallë në Shqipëri sepse u bënë të njohur patronazhistët. Këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për tu hapur ditën e mbajtjes së Kuvendit për tu bërë një për një verifikimin e mbajtjes së këtij Kuvendi. Unë nuk kam firmosur, por jam i detyruar të ndjek rregullat.

Pak më parë Flamur Noka, Edmond Spaho, Aldo Bumçi, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Indrit Hoxha dhe të tjerë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në selinë e PD për të dorëzuar 4200 firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Berisha bëri me dije në konferencën për shtyp se firmat do të dorëzohen deputetit Edi Paloka pasi Këshilli Kombëtar është organi i dytë më i rëndësishëm në PD.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *