Ditën e sotme këngëtari shqiptar Ermal Meta ka takuar kryeministrin e vendit, Edi Ramën para se të zhvillojë koncertin e tij në mbrëmje në stadiumin Air Albania.
Lajmin e takimit e ka bërë të ditur kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në Facebook ku shkruan se Metës i ra rruga nga zyra e tij. Meta shihet që mban në dorë librin e Ramës që përmban krijimet artistike.
“Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, shkruan Rama.
/Priza.al/