Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik. Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).
Një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së tij është padyshim dhe i biri i tij. Roan sa vjen e rritet dhe më shumë e Majk nuk i kursen postimet nga momentet që kalon me të.
Më i fundit ka qenë një urim shumë i ëmbël që ai i ka bërë vogëlushit me rastin e 6-vjetorit të tij duke e shoqëruar me disa foto shumë të bukura ku shfaqen babë e bir.
“Urime ditëlindja e 6, zemra e babit”,– shkruan Majk.