I biri hodhi në erë hotelin, shpallet në kërkim Spiro Çabiri

Prokuroria ka lëshuar një urdhër arrest për Spiro Çabirin, bashkëpronari i hotelit “Bizanti” që u rrafshua nga një shpërthim me 30 kilogram dinamit, një ditë më parë.

Ky vendim është marrë pasi në pranga, si autor i kësaj ngjarjeje ra vetë djali i Çabirit, Sotir Çabiri. 36-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke dalë nga hoteli pasi kishte instaluar dinamitin dhe u arrestua një ditë pas ngjarjes.

Por, autoritetet kanë dyshime se edhe babai i të riut, Spiro Çabiri ka qenë në dijeni të planifikimit të këtij shpërthimi.

Kjo pistë përforcohet dhe nga fakti që e gjithë familja kishte prerë biletat dhe dje do të udhëtonin drejt Mbretërisë së Bashkuar, por shoqërimi i 36-vjeçarit anuloi planet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *