Plagosja ditën e sotme në Pogradec, ka ardhur si pasojë e një konflikti disa vjeçarë mes disa personave me precendentë kriminal.
Atentati i sotëm vjen si rrjedhë e ngjarjes së vitit 2020, ku në drejtim të hotel “Voloreka” në Tushemisht u qëllua me breshëri kallashnikovi.
Firdeus Berberi një prej autorë që plagosi ditën e sotme djalin e familjes Muçllari, është djali i Ilir Berberit, i njohur ndryshe si “Lili i Rushkës” (I forti i Pogradecit).
Ilir Berberi u arrestua para dy vitesh nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar në drejtim të hotel “Voloreka” me breshëri armësh në 1 dhe 8 gusht 2020.
Si nisi konflikti
Në fillim Joan Muçllarit i kane djegur një makinë BMW x6 në vitin 2020. Jetmir Muçllari, pronari i hotelit ka bere padi dhe pastaj ka shkuar për të dëshmuar në gjykatë. Në gjykatë i ka dalë para Ilir Berberi dhe i biri Fierdeus Berberi dhe i kanë thënë mos dëshmo.
Jetmir Muçllari ka hyrë në Gjykatë dhe ka dhënë dëshminë.
Më pas, Ilir Berberi ka shkuar te hoteli dhe ka qëlluar me breshëri arme .
Si u bë arrestimi
Mes të arrestuarve si autorë të ngjarjes së ndodhur pranë një hoteli në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri armësh, në 2020 u arrestua edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për tu strehuar.
Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme kriminale.
Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.
52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me armë që u bë më 9 gusht hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.
Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht janë arrestuar Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. /Priza.al