I bllokuar prej 21 orësh në minierën e Bulqizës, ende asnjë gjurmë nga minatori Muharrem Plaku

Kanë kaluar rreth 21 orë dhe ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili mbeti i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës. Puna për nxjerrjen e Muharrem Plakut, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë, ka vijuar edhe gjatë natës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Ende nuk dihet nëse Muharrem Plaku është gjallë apo ka humbur jetën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *