Admir Tafili, një nga të dënuarit që ndodhet i mbyllur në burgun e Burrelit shprehet i revoltuar për ligjin e ri që nuk lejon të burgosurit të zhvillojnë takime me familjarët e tyre, përveç rrethit të ngushtë që përfshin prindërit, motrat e vëllezërit. Në një intervistë për JOQ, Tafili paralajmëron përshkallëzim të protestave në të gjitha burgjeve. Ai shton se deri tani në grevë urie janë futur të dënuarit në burgun e Burrelit, Peqinit e Fushë Krujës, por që mund tu bashkohen edhe të tjerë. Sipas Tafilit, kanë dy vite që nuk takohen nga familjarët për shkak të pandemisë dhe tashmë që mund t’i shohin nuk kanë se kë.
Admir Tafili është dënuar me dy burgime të përjetshme dhe 22 vite. Ditët e fundit është raportuar se kjo grevë vijon prej gjashtë ditësh, por që autoritetet po e mbajnë të fshehtë.
/Priza.al/