I dashuri i Adriana Matoshit jep lajmin e mirë/ Aktorja përfundon me sukses operacionin në tru

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi, ka përfunduar me sukses operacionin që i është nënshtruar për largimin e tumorit në tru. Lajmi është bërë i ditur nga i dashuri i saj Keith Groeneveld.

“Faleminderit Zotit, operacioni ishte i suksesshëm”, ka shkruar Keith.

Pritet që në orët në vijim të dalin detaje të reja për artisten, e cila ka rrëmbyer zemrat e mijëra shqiotarëve, që mbajtën edhe një marshim sensibiliteti për kauzën e saj.

Aktores iu rikthye tumori në tru pas 9 vitesh. Ajo bëri një status të gjatë kur lajmëroi se do ti nënshtrohej sërish operacionit. Matoshi mori mbështetje nga figura të ndryshme në vend. Ajo ka treguar për sëmundjen dhe ka bërë thirrje te të gjithë që ta duan vetën dhe t’i kushtojnë rëndësi vetvetes.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *