I dashuri shqiptar e lidhi pas krevati, policia italiane arreston 41-vjeçarin/E reja: Ishte xheloz!

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Firence, pasi kishte dhunuar dhe torturuar për një kohë të vazhdueshme të dashurën e tij.  Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptari pas një debati e kishte rrahur partneren e tij dhe më pas e kishte lidhur me litar në shtrat, në mënyrë që të mos dilte nga shtëpia gjatë kohësh që ai nuk ndodhej aty.

 

E reja raportohet se ka arritur të lirohet nga litarët dhe ka dalë nga dritarja e banesës duke zbritur një kat më poshtë dhe më pas në rrugë. Me ndihmë e kalimtarëve të rastit që e kanë ndihmuar, ajo ka shkuar në polici për të bërë denoncimin.  Vajza ka rrëfyer atë që ka ndodhur, duke saktësuar se në të kaluarën, gjatë vitit të fundit, ka pasur episode të tjera agresioni, të shkaktuara nga xhelozia e burrit.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një litar, konkretisht në gardërobë, me gjasë i njëjti me të cilin lidhej vajza, duke dëshmuar për atë që ndodhi atë ditë.  Pas të gjitha hetimeve, shqiptari është vënë në pranga për abuzim familjar dhe rrëmbim. Mësohet se me urdhër të Prokurorisë Publike të Firences, ai është transferuar në burgun Sollicciano të Firences, ku do të presë seancën e vlefshmërisë dhe gjykimin e mëpasshëm.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *