Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Sipas uniformave blu dyshohet se 59-vjeçari A.H., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy 14-vjeçare.
Adriatik Haxhillari është drejtor në shkollën 9 vjeçare të fshatit Stropckë.
Sipas burimeve ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë ndërsa ka qënë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbardhë dëshminë e dy të miturave në prani të psikologeve të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit.
Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës. Mësohet se drejtori është pezulluar nga puna. Mesazhet e para janë parë nga vëllai i njërës prej vajzave e cila i kishte prindërit në Greqi dhe shqetësohej me thirrje telefon ne 23:00 të natës. Më pas i vëllai i ka shkuar te takojë drejtorin dhe e ka goditur.
Të nesërmen drejtori e ka thirrur për ti kërkuar ndjesë. Drejtori i ngacmonte gocat në klasë duke iu bërë shenja, kafshime buze dhe ngacmime në oborr të shkollës.
Drejtori çdo ditë konsumonte edhe alkol tek një lokal para shkollës dhe dyshohet që në shumë raste të ketë qenë edhe nën efektin e alkoolit.
/Priza.al/