Milan dhe Zlatan Ibrahimovic do të vijojnë për të paktën edhe një sezon tjetër. Kampionët e Italisë i kanë ofruar shtatlartit suedez një kontratë të re një vjeçare, e cila do të nënshkruhet javën e ardhshme.
40 vjeçari deri në vitin 2023 do të fitojë një pagë modeste prej 1.5 milionë euro të garantuara dhe bonuese të shumta në bazë të arritjeve individuale dhe ekipore.
Pavarësisht dëmtimit dhe operacionit që kaloi me sukses, sulmuesi i cili pritet të kthehet vetëm në pjesën e dytë të sezonit, nuk ka hequr dorë dhe te Milan e kanë vlerësuar së tepërmi rolin e tij në ringritjen e ekipit përsëri në nivele të larta.
Zlatan, i cili në tetor do të mbushë 41 vjeç, do të zhvillojë sezonin e katërt me Milanin. Rikthimin e tij ai e bëri në janarin e vitit 2019-të dhe që prej atij viti kuqezinjtë filluan ringritjen.
Në sezonin 2020-2021 Milani u rikthye në Champion League dhe në sezonin e fundit u kurorëzuan kampionë të Italisë. Suedezi në sezonin e fundit në Seria A zhvilloi 23 paraqitje, duke shënuar tetë gola.