Policia e Tiranës ka mundur që të arrestojë një 60-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi rezulton i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg për veprën penale të dhunës në familje.
Po ashtu në prangat e bluve të kryeqytetit, përfundoi edhe një 30-vjeçar, pasi ka dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan shtetasin në kërkim N. V., 60 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.