Një 51-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar ditën e sotme nga Italia drejt vendin tonë. Policia bën me dije se është ekstraduar 51-vjeçari Ilir Bashaliu.
Më datë 26.10.2005, Bashaliu ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Vlorë me 18 vite burg për veprën penale “Trafikimi i femrave për prostitucion, kryer në bashkëpunim”. Bashaliu së bashku me 5 shtetas të tjerë në qershor të 2001 kanë dërguar një shqiptare në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.
Bashaliu ka rënë në prangat e autoriteteve italiane më 22.07.2014 dhe deri më dhjetor 2021 ka qëndruar në burg për llogari të drejtësisë italiane, për një vepër tjetër penale të kryer në Itali.
51-vjeçari u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për të vuajtur dënimin.
Rrethanat e ngjarjes
Në Peqin, në qershor 2001, shtetasi Ilir Bashaliu, në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, kanë dërguar një shtetase në Itali dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion.
/Priza.al/