Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gramshit. Një 54-vjeçar është arrestuar pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Ndërsa një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi është kapur duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 54 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.