I shumëkërkuari i dënuar me 21 vite burg për vrasje është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar.
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:
Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.
Bëhet me dije se Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje.”, njofton policia.
Arrestimi i këtij shtetasi ishte bërë që para dy vitesh në Britaninë e Madhe. Prendi ishte dënuar në mungesë me 21 vite burg për një vrasje të kryer më 10 Prill të vitit 2000 të shtetasit Gjovalin Prendi gjatë një grabitje autobusi në Kukës.
Bëhet me dije se Prendi fshihej në Angli duke përdorur emrin e rremë të cilin e ka përdorur në të gjitha proceset gjyqësore të ekstradimit nisur që në vitin 2013.
Lekë Prendit i ishin marrë shenjat e gishtërinjve në Itali kur fshihej atje përpara se të mbërrinte në Angli.
Në Itali Prendi kishte deklaruar se quhej Nikolin Pacini. Gjyqtari Tan Ikram tha se Aleks Kola dhe Lekë Prendi ishte i njëjti person dhe se duhet të ekstradohej.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një person i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim, për vrasje.
Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga specialistët e Interpol Tirana, falë koordinimit dhe bashkëpunimit me autoritetet policore të Mbretërisë së Bashkuar, u bë ekstradimi drejt Shqipërisë i shtetasit:
Lekë Prendi alias Aleks Kola alias Nikolin Pacani, 42 vjeç.
Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 21 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja me pasojë vdekjen” dhe “Armëmbajtja pa leje”.