Prokuroria e Durrësit, ka përfunduar hetimet duke dërguar si të pandehur në gjykatë, Hasan alias Asjan Buçeza. Po ashtu, Prokuroria ka vendosur sekuestrimin e 14 apartamenteve dhe 5 ndërtimeve të Buçezës, të cilat ndodhen në zonën e “Plepave” në qytetin e Durrësit.
Buçeza akuzohen për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, pasi siç rezulton në materialin hetimor, Buçeza, është përfshirë në një grup-kriminale për trafik droge. Autoritetet gjyqësore të Milanos vite më parë, kanë kërkuar 25 vite burg për Asjan Bucezën, pasi akuzohej për “Pjesëmarrje në organizata kriminale”.
Ai akuzohet për trafik të sasive të mëdha të heroinës dhe aktivitetin kriminale e kishte të fokusuar në sheshin e Milanos, por edhe në Rimini, Padova dhe Vicenza.