Një 30 vjeçar ka rrënë në prangat e policisë Fier, ku ky i fundit rezultonte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet e 2 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar.
Mësohet se shtetasi Besmir Topi, pasi ka parë forcat e Policisë, ka tentuar të largohet duke u fshehur në një zonë me bimësi të dendur, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë.
Kujtojmë se në banesën e këtij shtetasi, policia ka gjetur dhe sekuestroi 3 kg cannabis sativa, gati për shitje.
Njoftimi i Policisë:
Pas informacioneve të marra në rrugë policore, shërbimet e policisë finalizuan operacionin “Running”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Besmir Sopi, 30 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 12.04.2021, e ka dënuar 30-vjeçarin me 3 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Në datën 29 shtator 2020, gjatë kontrollit në banesën e Besmir Sopit, në Zhupan, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 kg cannabis sativa, gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.