Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme. Niko Isaraj ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata e Apelit me 3 vite dhe 4 muaj burg nën akuzën e kryerjes së veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
28 vjeçari, banues në fshatin Kropisht të Vlorës ka rënë në pranga falë informacioneve të marra në rrugë informative nga efektivët. Isaraj duhet të vuajë edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë nga dënimi i dhënë.
Njoftimi i policisë:
I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, vihet në pranga 38-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Niko Isaraj, 38 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.11.2022, ka rikthyer në fuqi vendimin e datës 24.02.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar 38-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Kropisht, Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.