Një 26-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim për trafik emigrantësh.
Shtetasi Alban Mija, akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Sakaq, Mija është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale të sipërpërmendur.
Njoftimi i policisë:
Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Circle”.
Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur “2 rrathët”, në unazën e re, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:
– Alban Mija, 26 vjeç, banues në Kamzë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
26-vjeçari iu dorëzua DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.