Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje droge.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Erland Helshani. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.