Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur’ mbetur në tentativë është arrestuar ditën e sotme.
Mësohet se Ideal Agolli, banues në Tiranë ishte shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vite burgim për marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë.
Njfotimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Sei”, i zhvilluar nga Seksioni i Kërkimit.
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sei”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:
-Ideal Agolli, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.