Policia ka arrestuar një 33-vjeçar në Tiranë, i cili rezulton i dënuar me 7 vite burg. Personi i arrestuar është Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Tiranë me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
33 vjeçari në bashkëpunim me Enea Sinanin, shfrytëzonin shtetas të mitur për qëllime prostitucioni.
Ata u ndaluan nga policia pasi kishin mashtruar një vajzë 15 vjeçare për t’a përdorur më pas duke e shfrytëzuar si prostitutë me qëllim përfitimin e shumave të mëdha të parave.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.
Kapet dhe ndalohet një 33-vjeçar i dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar, lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim kombëtar:
Elton Drapi, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vite burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.