Ish-shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila është vetëdorëzuar sot në polici.
Ai u dënua nga GJKKO me 12 vite burg, por me gjykim të shkurtuar iu caktuan 8 vite burg, pasi akuzohet për përfshirje në bandën e trafikut të drogës së ‘Habilajve’. Kohila është vetedorëzuar në prani të avokatit të tij. Prej më shumë se 3 vitesh, Kohila është dorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Aktualisht po ekzekutohet masa e gjykatës nga oficerët e narkotikëve në policinë e Tiranës.
Në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda thuhet se ish-shefi i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve Gjergj Kohila ka pasur një rol aktiv, i cili thuhet të ketë bashkëpunuar drejtpërdrejt me trafikantët.
“Po ashtu rezulton se ka dyshime për faktin se shtetasi Gjergj Kohila, me detyrë Shef Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka mbështetur dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e këtij grupi kriminal në kultivimin e bimëve narkotike dhe më pas trafikimin e saj. Gjithashtu, nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi Jaeld Cela, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së policisë Vendore Vlorë në bashkëpunim me punonjësit e policisë Gjergji Kohila, Sokol Bode dhe punonjës policie të tjerë, kanë mbështetur, garantuar e bashkëpunuar me anëtarë të grupeve kriminale për kultivimin e bimëve narkotike, më pas trafikimin e saj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”, -thuhej në dosjen e prokurorisë.
/Burimi: BW/