I dënuar me burgim për prostitucion, arrestohet 46 vjeçari i shpallur në kërkim

Një 46 vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditë e sotme. Shtetasi Kristjan Spahi, banues në Korçë ka qenë i shpallur në kërkim pasi nuk ka kryer dënimin për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

46 vjeçari ka qenë i dënuar me 9 vjet burgim, prej të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.

Njoftimi i Policisë:

Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.

Bëhet fjalë për Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *