I dënuari me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, Laert Haxhiu po ekstradohet sot nga shteti grek për në Shqipëri.
Mësohet se tre furgonë me forca speciale nga Tirana kanë mbërritur në Kakavijë ku do marrin në dorëzim Laert Haxhiun.
Laert Haxhiu ishte i dënuar më parë për vrasjen e Gerti Lalës, i cili njihej edhe si “Iriqi”, vrasës i bandës së Aldo Bares. Ai ishte vetëm 18 vjeç kur e goditi me thikë. Bashkë me shokët e tij e qëlluan tre herë me pistoletë në kokë Gerti Lalën, në hyrje të pallatit të tij. Dyshohet se në krim mori pjesë edhe Orges Bilbili.