Është arrestuar nga policia shtetasi Pren Bushaj, banues në Durrës. Ky i fundit akuzohet për për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Mësohet se Bushaj ka qenë i dënuar me 2 vite burgim, nga Gjykata e Apelit në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Postën e Policisë Manzë, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Pren Bushaj, banues në Ishëm, Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, me vendimin e datës 31.03.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.