“I dënuar më parë për…” PS kërkon çregjistrimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë”

Partia Socialiste ka kërkuar çregjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Shijakut, Rezart Tusha. Ky i fundit rezulton i dëbuar nga Zvicra në 1997 për posedim të lëndëve narkotike.

Në letrën që është firmosur nga Eridian Salianji, Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore të PS, thuhet se Komisioneri duhet që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë ndaj Tushës, pasi sipas tyre, ai nuk plotëson kushtet për të qenë një kandidat.

 

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *