Policia ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçarin Eduard Dhamo. Ai është dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor “Alias”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Fast Albania dhe Interpol Tirana.
Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 45-vjeçari i dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, Fast Albania dhe Interpol Tirana, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alias”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizimi në sheshin “Rilindja”, kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit Rajmond Hoxhaj alias Eduard Dhamo, 45 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos/Itali e ka dënuar me 24 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.