Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Personi që shihni në foton e mësipërme është 50-vjeçari Alban Haxhi alias Alban Hoxha.
Alban Haxhi (Hoxha) rezulton të jetë i dënuar nga drejtësia gjermane në mars të këtij viti për drogë dhe plagosje të rëndë.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë.