Edmond Panaori i dënuar për vrasje në vitin 1996 ka rënë në pranga nga policia Kufitare në Portin e Vlorës. Panaori po vinte në Shqipëri nga Italia duke tentuar të kalonte nga Porti i Vlorës.
45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier më 15 dhjetor të vitit të kaluar ka nxjerrë urdhrin për të rikthyer në fuqi vendimin e vitit 2021 nga Gjykata e Lartë. Ky vendim, e dënonte Panaorin me 10 vite burg, nga të cilat ai kishte për të kryer edhe 3 vite e 4 muaj.
Ai është dënuar pasi në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) një person me iniciale G.S.