Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku dyshohet për një viktimë.
Mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë, ka qëlluar me armë drejt një punonjësi policie. Po ashtu, Mjacaj ka mbajtur nën kërcënimin e armës, peng punonjësit e kuzhinës.
Ngjarja ka ndodhur sot pasi Mjacaj u dërgua në shërbimin “41bis”, si i dënuar për vrasjen e dy turistëve çekë, në vitin 2015.