Një 21 vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u ve varur në Greqi. Bëhet me dije se se Qazim Dosti 21 vjeç i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Pirgo të Peloponezit.
Sakaq, mediat greke raportojnë se para se të vetëvritej, i riu i ka dërguar mesazh motrës së tij duke e informuar në lidhje me vendin por edhe arsyen se pse do e kryente këtë akt të rëndë. Motra e alarmuar ka kërkuar ndihmë nga kushëriri i saj i cili jetonte pranë 21 vjeçarit, për ta gjetur atë.
Ndërkohë, pas kontrollit ai gjeti vetëm motorin dhe vetëm disa orë më vonë edhe trupin e jetë.
Bëhet me dije se i riu kishte varur veten me tel në një pemë. Trupi i pajetë i 21-vjeçarit u transportua me ndihmën e zjarrfikësve në autoambulancën e EKAB-it dhe prej andej në morgun e Spitalit të Përgjithshëm.