I detyroni fëmijët të hanë? Ja çfarë ndodh

Ka fëmijë që hanë çdo vakt dhe kërkojnë të hanë, por edhe nga ata që nuk do të kërkonin kurrë të hanë vetë, kështu që ndonjëherë duhet t’u kujtohet kjo. Megjithatë, në shumicën e rasteve, ndodh që të vegjlit të refuzojnë një vakt nëse ndihen keq, nëse janë të lodhur, kanë dhimbje ose thjesht nuk kanë uri të mjaftueshme.

Nutricionistja Taylor Arnold, e cila merret me çrregullimet e të ngrënit tek fëmijët dhe të rinjtë, shpjegoi pse nuk është mirë të detyrosh një fëmijë të hajë nëse ai nuk dëshiron.

“Shpesh dëgjoj që prindërit e detyrojnë fëmijën të hajë, duke i thënë se nuk duhet të ngrihet nga tavolina derisa të ketë ngrënë vaktin e tij dhe gjëra të ngjashme. Kjo është krejtësisht e gabuar! Në shumicën e rasteve, fëmija nuk ha sepse diçka dhemb, ndihet keq ose thjesht nuk është i uritur” tha ajo dhe më pas shtoi se çfarë mund të shkaktojnë prindërit me një sjellje të tillë

“Fëmija do të ndjejë vetëm një neveri edhe më të madhe ndaj ushqimit. Përveç kësaj, nëse e detyroni një fëmijë të hajë kur ai nuk dëshiron, kjo mund të ketë pasoja afatgjata , siç është një çrregullim i të ngrënit”, paralajmëroi Arnold.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *