I dha fund bashkëpunimit me Berishën/ Erla Mëhilli zbulon pse u largua nga PD-ja

Këshilltarja e ish-kryeministrit, Erla Mëhilli, pak ditë më parë njoftoi ‘largimin’ nga Berisha, pasi do të angazhohej me projekte të reja profesionale. Pas shumë vitesh angazhim në politikë, ajo ka vendosur që të përfshihet në një format analizë politike, me nisjen e fushatës elektorale.

E njohur si një nga bashkëpunëtoret e ish-kryeministrit Sali Berisha. znj, Mëhilli ka zbuluar se do të jetë pjesë e një ambienti ku ndërthuren media, politika dhe komunikimi me publikun. “Pastaj bashkëpunim mes z. Berisha është diçka tjetër, pra është një marrëdhënie mes meje dhe atij. Por që nuk kishte të bënte me pritshmëritë që kisha ndaj politikës.

Tani kjo që do bëj tani, nuk është se ndryshon shumë nga formimi im akademik që kam, por edhe nga puna që kam bërë. Jam po në të njëjtin ambient, por në të njëjtin habitat; media, politika, komunikimi me publikun. Por, tani kuadri është më i plotësuar. Ishte një gjë që do ndodhte dhe ndodhi tani, se kështu erdhën gjërat”, u shpreh ajo.

Ajo pohoi në “Euronews Albania” se para tre vitesh kishte marrë vendimin për t’u tërhequr nga politika, pikërisht në momentin kur nuk pranoi të kandidonte për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Herët a vonë, është një gjë që do ndodhte në sensin se nuk ka gjë shumë të çuditshme në këtë mes. Me politikën e kisha mbyllur më përpara, dhe fakti se unë isha aty nuk do të thotë se unë kisha ndonjë pritshmëri.

Se kur e kam mbyllur historinë time me politikën nuk di të ta them ekzaktësisht, por para tre vjetësh unë dhashë dorëheqjen nga kandidimi për Këshillin Kombëtar nga Partia Demokratike, dhe aty e kisha marrë këtë vendim. Dhe fakti që u tërhoqa; nuk u tërhoqa kot, pra, unë nuk kisha më ndërmend të isha aktive politikisht”, tha Mëhilli.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *