I dha fund marrëdhënies? Aktori i njohur merr vendimin e papritur

Disa muaj më parë, aktori i njohur Albano Bogdo ka publikuar në rrjete sociale momentet kur i ka propozuar për martesë partneres së tij, e cila ka pranuar.

Mirëpo nëse shihet në ‘Instagramin’ e tij personal mund të vihet re se ai i ka fshirë fotot e propozimit dhe me partneren e tij ka vetëm një foto të postuar gjatë muajt Prill.

Burime pranë çiftit treguan se nuk mund të bëhet fjalë për një ndarje, por një reflektim që lidhen me marrëdhënien e çiftit që nuk duket e thjeshtë kur është mes një artisti dhe një eksperteje në marketing. Gjashtë muaj më parë si rrallëherë Albano bëri një rrëfim serioz për jetën e tij private dhe statusin e ri. I ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga fëmijët për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij.

Në një rrëfim ndryshe, aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij, Jonida Sanço, eksperten në komunikim dhe marketing.

“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *